14 Janar, 2020 - 11:30 am
Bujar Meholli
Muzika shqiptare, gjegjësisht zhanri rok dhe funky s’ka sesi të kishte shkëlqimin e saj sikur mos të ishte grupi “Telex”, shkruan KultPlus.
“Telex” u formuan në Shkup në vitin 1983, me anëtarët e formacionit të parë: Shpend Ahmeti, Sejat Jakupi, Enver Bunjaku, dhe Ismet Shaini.
Prirjet e tyre shkonin më shumë kah ritmet funky, duke pasur si parabazë këngëtarin e famshëm Stevie Wonder, zëri i të cili ngjason me atë të Sejat Jakupit.
Ata përmes teksteve të bukura dhe unike, të gërshetuara me ritmet moderne evropiane arritën të futen dhe të mbesin me vite të dëgjuar dhe të kërkuar nga të gjitha gjeneratat.
Janë shumë gjenerata që u rritën me këngët e tyre, e sot nuk ka kujt që s’i kujtohen këngët legjendare si “Ta gjen mami një sheik”, “Vetëm për ty”, “Vetëm ti e din”, “Qeshu”, e shumë të tjera…
“Qeshu” merret si kënga e tyre më e famshme, me një tekst të bukur dhe melodi që të mbetet në mendje. Këtë këngë e kënduan dhe rikënduan edhe shumë artistë tjerë të rinj.
Sot po e rikujtojmë këtë këngë duke ia bashkangjitur edhe tekstin më poshtë:
Qeshu të lutem,
mos pyet përse,
e nesërmja,
shpejt do t’vjen.
Qeshu të lutem,
mos kërko kuptim,
se çka mendoj,
ti e din.
Ato dit’, që ne,
i kalojmë’ së bashku,
shumë’ shpejt’, harrohen,
shumë’ shpejt’, harrohen,
kur në buzët e tua,
nuk ka qeshje.
Qeshu, qeshu,
qeshu se do t’jetë vonë’,
qeshu, qeshu,
qeshu se do t’jetë vonë’ /KultPlus.com