5 Shkurt, 2019 - 11:30 am
Kitaristi legjendar i grupit “Quenn”, Brian May ka hedhur poshtë pretendimet se së bashku me kolegët e bendit të kenë refuzuar të performojë në ceremoninë e “Academy Awards”.
Filmi biografik për grupin “Bohemian Rhapsody” është nominuar në pesë kategori të ndryshme për Oscar, duke përfshirë edhe nominimet për Fotografinë më të Mirë dhe Aktori më i mirë.
Britanikja “Daily Express” më parë këtë javë njoftoi se May dhe Roger Taylor refuzuan që të jenë pjesë e ceremonisë, por që një gjë e tillë u mohua kategorikisht.
“Jo! Ne kurrë nuk kemi refuzuar të performojnë në Oscar. Ne jemi të kënaqur dhe krenar që filmi ka marrë pesë nominime dhe do të jemi atje për ta mbështetur”, shpjegoi May.
Aktori Rami Malek ka fituar tashmë “Globin e Artë” për rolin udhëheqës në këtë film. Në nëntor të vitit të kaluar, May vlerësoi lartë Malekin në rolin e Ferddie Mercuryt.
“Ai është i pabesueshëm. Pa dyshim, ai do të fitoj një Oscar dhe e meriton atë”, kishte thënë May.
Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve të Academy Awards do të mbahet më 24 shkurt në Los Angeles të SHBA-ve. /KultPlus.com