13 Tetor, 2022 - 3:39 pm
Grupi britanik “Queen” ka publikuar për herë të parë, një këngë të vjetër me anëtarin e tyre të ndjerë të grupit, Freddie Mercury pas më shumë se tetë vjetësh.
“Face It Alone” fillimisht u regjistrua në vitin 1988 si pjesë e albumit “The Miracle”, por mbeti në mesin këngëve të papërfunduara.
Më vonë, kënga u rizbulua kur ekipi i produksionit dhe arkivit të grupit britanike nisi regjistrimet për ripublikimin e ardhshëm të albumit.
Kjo është kënga e parë me Mercury që nga albumi “Queen Forever” i vitit 2014, i cili përfshinte tre këngë të padëgjuara nën titullin “Let Me In Your Heart Again”, “Love Kills” dhe “There Must Be More to Life Than This”.
Ish-solisti i “Queen” vdiq nga virusi HIV-AIDS në vitin 1991 në moshën 45-vjeçare.
Banda klasike e rock-ut, e përbërë nga Mercury, Brian May, Roger Taylor dhe John Deacon, u themelua në vitin 1970 dhe krijoi këngë që u kthyen në hit-e, duke përfshirë “Bohemian Rhapsody” dhe “We Will Rock You”./atsh / KultPlus.com