1 Gusht, 2022 - 8:11 pm
Grupi “Qytetarët Aktivë” ka njoftuar se është protokolluar kërkesa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës që Festivali “Sunny Hill” mos të mbahet në Gërmi, përcjell KultPlus.
Si arsye për këtë është përmendur dëmtimi i natyrës, biodiversitet dhe faunës në Peisazhin e Mbrojtur të Gërmisë.
Postimi i plotë i tyre:
Ju njoftojmë që sot kemi pranuar dokumentin e protokolluar të datës 13.07.2022 nr. 4008/22, lidhur me mbajtjen e Festivalit Sunnyhill në Gërmi nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, të cilët kanë rekomanduar të shqyrtohet dhe të mbahet në një lokacion tjetër ky festival e JO në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë, për të mos dëmtuar biodiversitetin dhe llojet e egra strikt të mbrojtura të florës dhe faunës.
Njëkohësisht kanë njoftuar si në vijim me datën 13.07.2022:
Donika Çetta – Drejtoria e Parqeve
Alban Zogaj – Nënkryetar i Komunës së Prishtinës
Arta Balaj – Drejtoria e Kulturës
Klodeta Krasniqi – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë,Sportit MKRS
Linda Çavdarbasha – Zëvendësministre MMPHI
Rineta Jashari – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturë MMHI
Me respekt,
Qytetarët Aktivë / KultPlus.com