19 Tetor, 2020 - 10:05 pm
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri, ka njoftuar se tenori me famë botërore, Ramë Lahaj dhe Siparantum Choir do të kenë një bashkëpunim, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muhaxherri ka shkruar se projekti mes tenorit dhe Siparantum Choir do të publikohet së shpejti
Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:
Tenori me famë botërore Ramë Lahaj dhe Siparantum Choir në realizimin e një projekti gjigand që shumë shpejt do të publikohet. I përgëzoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm!/ KultPlus.com