24 Gusht, 2023 - 10:40 am
Festivali i muzikës “Solar” do të pushtojë Sarandën për tre ditë, nga e premtja në të dielë 25-27 gusht.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij festivali, që është eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti.
“Sarandan magjike këtë fundjavë do të pushtohet nga festivali i muzikës Solar, për tre ditë nga e premtja në të dielë, eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike”, u shpreh ai.
“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.
Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.
Festivali do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë. /atsh / KultPlus.com