1 Qershor, 2020 - 2:28 pm
Drejtoresha e Komunës së Prishtinës, Blerta Basholli është takuar sot me tenorin Ramë Lahaj.
Një tenor që ka performuar në skenat më të mëdha botërore, është kthyer në Kosovë me ide të reja.
Basholli, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar që në këtë takim është biseduat që koncerti “Ramë Lahaj & Friends” që u mbajt vitin e kaluar në Sheshin “Skënderbeu” po pretendohet të bëhet tradicional, kjo për arsye që ky koncert është pëlqyer shumë dhe shikueshmëria ka qenë e lart.
“Është shumë interesant dhe i bukur fakti që artistët Kosovarë shkojnë kah të shkojnë, por përsëri kthehen në Kosovë të bëjnë projekte dhe kam përshtypjen se ndjehen shumë më mirë se kudo . Kjo i ofron mundësi edhe audiencës për të parë punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë jashtë vendit, por edhe promovon vendin tonë në mënyrën më të bukur të mundshme. E siç e kemi thënë shumë herë, kush mund t’a promovojë më mirë vendin se sa artistët?
Një tenor i talentuar që ka perfomuar në skenat më të mëdha botërore e me artistët më të mëdhenj të operas, Ramë Lahaj përsëri kthehet me ide të reja në Kosovë”, ka shkruar Basholli.
Krejt për fund ajo ka thënë që është kënaqësi që bashkë më Ramën të bëjnë bashkëpunime të reja.
“Kënaqësi gjithmonë me u taku e me bisedu për mundësitë që të bëjmë bashkëpunime të reja, e ato të vjetrat t’i kthejmë në tradicionale me Ramë Lahajn.”
Si duket bashkë me ditët e nxehta të verës do të vijë edhe një koncert nga tenori Ramë Lahaj të cilin padyshim që do ta mirëpresin qytetarët e Kosovës me shumë entuziazëm. / KultPlus.com