14 Tetor, 2020 - 12:52 pm
Rave po përmbyll tani sezonin e Verës me një super performancë nga Tatu ( Arlind Kozeli ) që është emri tjetër për natën e vonë apo mëngjesin e hershëm në kryeqytet.
“Që prej s’mbahet mend, marrëdhënia e tij deri diku perverse me muzikën, e ka kthyer që në rinin e hershme në një nga DJ më karizmatik e të dashur nga dashamirësit e orëve të vona”, thuhet në njoftim.
Stili i tij i pagabueshëm për veshin vjen si një shkallëzim progresiv i House-it modern i ngjyer sipas rastit në Techno e që jo rrallë herë thyhet me ndonjë surprizë të këndshme, … me pak fjalë mjaftojnë vetëm veshtë e këmbët për ta shijuar plotësisht.
Mbrëmja mbahet të dielën nga ora 21:00. / KultPlus.com