25 Shtator, 2020 - 12:50 pm
Rave vjen me një performancë speciale në vendin më të bukur që Dhërmiu ofron, në 360 Sunset Bar, në Drymades Bungalow.
Performanca do zhvillohet në 360 Drymades Sunset Bar me një pamje të mrekullueshme nga deti i Dhërmiut.
Rave të ftuar do ketë Tomi Gj që përmes muzikës së tij do dëgjoni valët e detit Jon.
Tomi Gj (Tomi Gjikuria) me origjinë nga Dhërmiu por rritur dhe zhvilluar në Tiranë, ka qenë gjithmonë i mahnitur nga muzika dhe kënaqësia që ajo sjell në jetën tonë të përditshme. Tomi ka nisur të organizojë evente që në moshe të re e me vonë u bë themelues i festivalit të muzikës elektronike Turtle Fest, një festival që ka bërë bashkë DJ lokal dhe internacional në peizazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Interesi dhe kurioziteti i Tomit kundrejt muzikës elektronike nuk ndaloi këtu duke bërë që më vonë Tomi të fillonte te luante muzike vetë. Në 2019 ai pati rastin te luante për herë të parë në një festival duke hapur mbrëmjen për Derrick May në Kala Festival. / KultPlus.com