15 Korrik, 2018 - 6:09 pm
Nuk ka shumë kohë që ylli nga Kosova, Era Istrefi ka mahnitur me performancën e saj përkrahë Will Smith e Nicky Jam në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi, shkruan KultPlus.
Ajo atje ka interpretuar himnin e kampionatit “Live it Up”. Pas kësaj ajo minuta më parë ka reaguar me anë të një postimi duke e cilësuar këtë si moment të jashtëzakonshëm.
Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.
Që nga lansimi i kësaj kënge, Era Istrefi u ftua të performojë në vende të ndryshme, ndërsa një ftesë që la gojëhapur të gjithë, ishte ajo që iu bë për të kënduar Himnin e Kampionatit Botërorë 2018-të./ KultPlus.com