24 Tetor, 2019 - 6:02 pm
Artistja e re nga Gjakova Leonita Asllani, po vazhdon drejt ngritjes në karrierën muzikore. Ajo ka marrë lëvdata nga emra të njohur në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.
Së fundmi ajo ka qenë pjesë e emisionit të njohur zviceran “KaraokeStubeTV” i cili transmetohet në televizionin Schweiz 5.
Leonita është paraqitur me këngën e mirënjohur “Knockin’ on heavens door”, ndërsa për performancën e saj ka marrë lëvdata të shumta.
Udhëheqës i këtij emisioni është këngëtari i famshëm Piero Esteriore, ndërsa prezent në këtë ngjarje ka qenë edhe këngëtari i famshëm Roberto Blanco.
Leonita Asllani e njohur me nofkën “rebele”, ka filluar të merret qysh e vogël me muzikën, ndërsa synimi i saj është depërtimi në skenat ndërkombëtare të muzikës.
Deri më tani ajo ka arritur që ta mbajë një koncert solistik në Francë. /KultPlus.com