7 Janar, 2022 - 9:16 am
Në kishën e Virumit në Danimarkë janë regjistruar rreth 50 këngë të viteve ’30.
Të cilat janë shoqëruar në piano nga pianistja e parë shqiptarë Lola Gjoka,nëpër koncertet e atëhershme, të cilat nuk kanë qenë të thjeshta për t’u realizuar. Këto këngë lirike, vijnë menjëherë pas këngës patriotike.
“Këto janë këngë të cilat nuk janë kompozuar nga Lola Gjoka, por ajo si pianiste e këtyre këngëtarëve lirike që ne injohim të gjithë dhe që janë emra të rëndësishëm të muzikës sonë, ajo I ka vënë në pentagram. Ka bërë shoqërimin e pianos dhe i ka lënë aty të shtypura. Është një traditë e cila ka jetuar gjatë dhe jeton”, tha Zhani Ciko.
Për realizimin e këtij projekti me dy CD ka kontribuar Maestro Zhani Ciko, soprano Mariana Leka, pianistja Ermira Lefort, e Rudina Ciko, soprano Erinda Agolli, tenor I ri Gerald Murrja, e Antonio Zefi si dhe soprano Feride Istogu Gillesberg dhe tenori danez Stig Fogh Andersen.
“Këngëtarja që erdhi nga Danimarka ju drejtua bashkëshortjes sime Rudinës që ta shoqëronte me këngët e Danimarkës dhe për të mos ta lënë koncertin thatë shtuam dhe soprano e njohur Mariana Leka”, tha Ciko.
E lindur në Rudi, Lola Gjoka u kthye në Korçë, në vitin 1932, ku së bashku me Jorgjia Trujan, Thoma Bezhanin, e Llambi Turtullin debutoi në koncertin e parë profesionist. Në vitet 1933-1934 kreu një varg koncertesh si soliste e koncertmaestre e këngëtarëve Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, Kristo Koço e Mihal Ciko
“Albumi përmban 49 regjistrime të këngëve të vëna në Album nga Lola Gjoka. Midis tyre ka dhe një kompozim. Është një romancë shumë e bukur dashurie, shumë e inspiruar, e shkruajtur prej Lolës vetë, e cila e mbyll albumin”, tha Zhani Ciko./KultPlus.com