3 Gusht, 2020 - 9:47 pm
Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.
Momentalisht ai po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”, që publikohet pas 4 ditësh. Në një postim në Instagram 2 ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.
Ndërkohë ai ka publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe Njomza, teksa vetëm 5 ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.
Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.
Ai e ka ndarë lajmin me fansat në Instagram, ku ka shkruar: “Shiko mam’, ja dola!”.
Gjatë intervistës ai ka folur mbi frymëzimin nga artistët e mëdhenj, si George Michael, projektin e fundit dhe inspirimin nga muzika e viteve ’80. / KultPlus.com