8 Korrik, 2023 - 6:00 pm
Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë më 20 korrik në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga koncertet e Ricky Martin në kuadër të turit të tij ““Ricky Martin Symphonic”, që po mban në vende të ndryshme të botës.
“Ricky Martin më 20 korrik në sheshin “Skënderbej’”, shkruan Rama.
Ylli botëror Ricky Martin e konfirmoi vetë më 8 qershor koncertin e tij në Tiranë. “Po!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, tha Martin.
Autori i dhjetëra hiteve botërore Ricky Martin përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë. Ai njihet për këngë shumë të famshme, ndër të cilat “La Copa de la Vida”, “Canción Bonita”, “Adrenalina” dhe “Claridad” etj./atsh/KultPlus.com