11 Tetor, 2019 - 5:00 pm
Rihanna, këngëtarja e famshme amerikane, së shpejti pritet të publikojë librin e saj të parë, i cili do të titullohet ”Rihanna”.
Libri pritet të përmbajë rreth 1000 foto, foto këto që do të dokumentojnë jetën e yllit të muzikës, shkruan KultPlus.
Në një deklaratë për media, këngëtarja u tregua shumë e gëzuar për botimin e librit të saj. ”Jam shumë entuziaste që do të ndaj këtë koleksion të fotografive me publikun”, u shpreh ajo.
Ndërsa, në një postim në llogarinë e saj private në Twitter, ajo ka potencuar: ”Mbi pesë vite pune.. shumë e lumtur që më në fund do e ndaj këtë koleksion të kujtimeve të mrekullueshme, me të gjithë. Falenderoj të gjithë artistët dhe fotografët që punuan me mua, për të publikuar veprën time të parë artistike në një industri të re”.
Shtëpia botuese ”Phaidon” do të botojë librin e pop artistes.
Këngëtarja kohët e fundit ka pauzuar nga skena muzikore, duke i dhënë më shumë rëndësi linjës së saj të modës dhe kompanisë së kozmetikës. /KultPlus.com