14 Gusht, 2020 - 7:28 pm
Këngëtarja nga Mali i Zi, Hana Cakuli, po rikthehet në skenën muzikore pas një pauze të gjatë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur kompozitori dhe producenti i njohur Florent Boshnjaku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera ka treguar se kënga në të cilën janë duke punuar është dedikim.
Cakuli njihet për zërin e veçantë, e cila për publikun shqiptar gjithmonë ka sjellur këngë që përçonin mesazhe të fuqishme, që i flisnin jetës e dashurisë siç nuk i fliste asnjë këngë tjetër. Cakulin më së shumti e mbajmë mend me këngën ‘U shërova’, një këngë kjo që e solli Hanën të re në skenën shqiptare por të veçantë, si një vajzë me të gjitha elementet për të qenë një emër i njohur muzikor. / KultPlus.com