14 Tetor, 2022 - 10:10 am
Ringo Starr ka anuluar pjesën e mbetur të turneut të tij në Amerikën e Veriut, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, për herë të dytë në dy javë.
Ish-bateristi i ”Beatles”, 82 vjeç, tha se ”fansat ishin… ishin po aq të befasuar sa unë”.
”Jam i sigurt se do të befasoheni po aq sa unë, se u testova sërish pozitiv me Covid-19”, shkroi ai duke shpërndarë edhe një foto në Twitter.
“Pjesa tjetër e turneut ka përfunduar. Paqe dhe dashuri, Ringo”, shton ai.
Ai dhe grupi i tij ”All Starr” ishin detyruar të anulonin shfaqjet në Winnipeg, Saskatoon, Lethbridge, Abbotsford, Penticton, Kanada dhe Mystic Lake Casino në Minesota, për shkak të testimit pozitiv.