Riprodhohet zëri i një këngëtari të ndjerë

29 Janar, 2021 - 5:06 pm

Një transmetues televiziv i Koresë së Jugut ka arritur të riprodhojë zërin e një këngëtari të famshëm, i cili vdiq 25 vjet më parë, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Transmetuesi SBS do të shfaqë zërin e yllit dhe shkruesit të këngëve folk-rock të Koresë së Jugut, Kim Kwang Seok në programin televiziv “Konkurrenca e Shekullit: Inteligjenca Artificiale kundër Njeriut”.

Programi do të shfaqë zërin e Kim në një solo dhe në një duet me një këngëtar të gjallë.

Kompania ”Supertone” krijoi teknologjinë duke përdorur atë që e quajti një ”zgjidhje sinteze zëri” për të gjeneruar zërin e Kim.

Menaxheri i kompanisë, Choi Hee Doo theksoi se kur firma kishte menduar të rikrijonte zërin e Kim gjithçka që i duhej ishin vetëm mostrat e qarta të zërit të tij.

”Firma mori mostra nga disa nga këngët e Kim dhe i përdori ato për të krijuar një model AI”, tha Choi. /ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme