1 Tetor, 2020 - 4:31 pm
Bëhet e ditur se këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka nisur bashkëpunimin me brendin e njohur botëror të këpucave ‘ShoeDazzle’.
“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën. “’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme. Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”, shkruan WWD, transmeton KultPlus
“Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi”, vazhdoi Ora oër WWD. “Unë e pëlqej faktin se si po ndryshon dhe evoluon vazhdimisht. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme”.
“Ishte padyshim një përvojë e re me të gjitha protokollet e reja, e dini, të vendosura”, vërejti ajo. “Por unë e doja çdo minutë të saj. Ishte shumë mirë të kthehesha në javën e modës dhe të shihja të gjithë miqtë e mi që ishin në modë. Dhe jam e kënaqur që mund ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt”, ka thënë Rita Ora.
Frymëzimi që qëndron pas modeleve të ‘ShoeDazzle’, të disponueshme në Shoedazzle.com/ritaora, ishin “nga përvojat që kam pasur, nga udhëtimet që kam bërë, nga vendet ku kam jetuar dhe muzika që kam interpretuar”, tha ajo, duke shtuar se ajo ishte rrugës për në një studio muzikore.
Ajo u interesua kur u pyet për partneritetin e saj me ‘ShoeDazzle’ për të filluar Fondin e Grave të së Ardhmes, një investim prej 100,000 dollarësh që do të jepet në grante për tre gra që punojnë në industri krijuese. (Megjithëse u rrit në Londër, Ora lindi në Ish-Jugosllavi, e cila tani është Republika e Kosovës, nga prindër shqiptarë dhe ka qenë e hapur për fëmijërinë e saj si refugjate. Ajo shpesh po mbështet organizata bamirësie, duke përfshirë avokimin për UNICEF U.K.)
“Jam shumë e lumtur që e kërkove këtë”, tha ajo për fondin. “Është me të vërtetë e rëndësishme, sepse ka kaq shumë sfida që vijnë nga të qenit grua në një fushë krijuese. E di që kam luftuar shumë gjatë këtyre viteve. Shpesh jemi larguar nga puna dhe ndonjëherë nuk jemi marrë aq seriozisht. Ka nga ata që nuk mendojnë se kemi atë që duhet për ta arritur atë dhe shpesh nga ne kërkohet që të kompromentojmë vizionin tonë. Përfaqësimi në pozicionet kryesore në industritë krijuese është gjithashtu një çështje. Është një çështje në çdo industri. Kjo është arsyeja pse Fondi i Grave të Ardhmërisë është me të vërtetë i rëndësishëm për mua. Ka të bëjë me krijimin e mundësive për gratë që janë atje duke i dhënë gjithçka çdo ditë. Duke vendosur këtë fond, ne jemi duke krijuar një ndryshim në kohë reale dhe duke bërë një ndryshim në jetën e njerëzve”, ka përfunduar Rita Ora për WWD. / KultPlus.com