23 Mars, 2018 - 12:00 pm
Nesër, më 24 mars, qindra protestues pritet që të jenë pjesë e organizimit “March For Our Lives” në Washington D.C., protesta e dytë më e madhe gjatë këtij muaji kundër dhunës me armë. Mirëpo qytetarët nuk do të jenë të vetmit në këtë organizim, atyre do u bashkëngjiten edhe artistë të ndryshëm të cilët edhe do të përformojnë, shkruan KultPlus.
Organizimi kryesor do të mbahet në Washington D.C. kurse marshime të tjera do të mbahen edhe në 800 vende të tjera që nga Kanadaja e deri në Japoni. Në kuadër të këtij marshimi do të performojë edhe këngëtarja Rita Ora. Ajo për E! News ka treguar se është e nderuar që do i bashkëngjitet këtij organizimi në Los Angeles.
“Unë jam e nderuar që po i bashkohem organizimit ‘March For Our Lives Los Angeles’ të shtunën dhe përkrahi lëvizjen e cila thërret për shpresë dhe fuqizim. Është më të vërtetë inspiruese që student nga e gjithë bota janë bërë së bashku duke këmbëngulur që të rriturit dhe ligjvënësit ti dëgjojnë dhe të reagojnë kundrejt shqetësimeve të tyre”, është shprehur Ora.
The March For Our Lives është organizuar nga lëvizja “Never Again” e cila është krijuar nga një grup i studentëve (të cilët i kanë mbijetuar sulmit të 14-të shkurtit në shkollën e mesme në Parkland të Floridës) dhe nga organizata për kontroll të armëve e cila udhëhiqet nga ish-kryetari i bashkësisë së New York-ut, Michael Bloomberg.
Këtij organizimi i janë bashkangjitur edhe artistë të tjerë si :Jennifer Hudson, Common, Lin-Manuel Miranda, Miley Cyrus, Vic Mensa, Ben Platt, Ariana Grande, andre Day, Demi Lovato e të tjerë. Kurse të tjerë si Oprah Winfrey, John Legend, Chrissy Teigen, Dwyane Wade, Gabrielle Unio, Sofia Vergara, Julie Boëen, e të tjerë, tashmë kanë bërë publike se kanë dhuruar para në mbështetje të lëvizjes.
Po ashtu këngëtari Lin-Manuel Miranda dhe Ben Platt, kanë publikuar këngën “Found/Tonight”, një miks i këngës “The Story of Tonight” dhe asaj “You Will Be Found”. Fitimet nga kjo këngë do të shkojnë për organizimin “March for Our Lives”./KultPlus.com