Rita Ora: Jam krenare dhe e përulur që jam e para këngëtare që e kam vendosur vendin tonë të bukur në hartën e botës (FOTO)

16 Qershor, 2018 - 10:10 pm

Rita Ora pasi që po vazhdon rrugëtimin e saj të pandalshëm muzikor në New York, qëndrimi për orë të tërë në udhëtim e ka bërë që të reflektoj mbi prejardhjen e saj dhe të shpalos emocionet e saj se sa krenare ndihet për krejt çfarë ka bërë për vendlindjen e saj, shkruan KulPlus.

Rita Ora sot ka kujtuar momentin kur është dekoruar nga presidentja Atifete Jahjaga me titullin “Ambasadore Nderi”, të cilin e ka quajtur një moment në histori, ndërsa ka shtuar se qysh nga atëherë kanë realizuar shumë nga planet dhe kanë shumë të tjera për t’i përmbushur.

“Derisa po udhëtoja për performancën time të ardhshme, mendova se sa gjëra të mahnitshme kanë ndodhur në jetën time. Ky moment ishte tejet i veçantë për mua. Do të ndihem gjithmonë e përulur dhe e privilegjuar që kam titullin e këngëtares së parë që vij nga Kosova dhe e kam vendosur vendin tonë të bukur me plot dashuri e talent në hartën e botës”, është shprehur Rita.

Ajo ka thënë se do ta vazhdoj misionin e saj të ambasadorës me krenari dhe do të vazhdoj që ta ngris emrin e Kosovës aty ku gjithmonë e ka merituar “KUDO”. / KultPlus.com

Të ngjajshme