27 Dhjetor, 2020 - 6:00 pm
Rita Ora ka pësuar sulme paniku nga frika se mund të diagnostikohej me kancer të gjirit.
30-vjeçarja ka treguar se ka shpenzuar vite duke u shqetësuar për kancer, pasi nëna e saj Vera ishte ballafaquar me një situatë të tillë në 2005.
Shqiptarja nga Kosova e cila edhe ka kryer testin për kancer të gjirit dhe që ka rezultuar të jetë mirë me shëndet, ka thënë se kontrollohet rregullisht.
“Gjenetikisht nuk ka pasur histori të kancerit të gjirit në familjen time, por nëna ime megjithatë e kishte sëmundjen”, tha ajo, duke motivuar të tjerët që të kërkojnë për sa më shumë informacione rreth kancerit që mund t’ua shpëtojnë jetën.
“Skanimet në Britani kanë rënë për 80 për qind që nga përhapja e COVID-it dhe një milion gra nuk kanë bërë kontrolla”, ka thënë ajo.
Rita ka sqaruar se si shqetësimet e saj kishin nxitur sulme paniku. Ajo i ka thënë The Sun se “është eksperiencë shumë e vështirë për t’u sqaruar”.
“Duke u rritur derisa isha më e re, nuk e dija çfarë ishte një sulm paniku. Mendoj se shumë adoleshentë nuk e dijnë çfarë është. Nuk mund të mbushesh frymë, ndjen se të ngushtohet gjoksi, humb vizionin”, ka shpjeguar Rita./ KultPlus.com