8 Shkurt, 2021 - 7:38 pm
Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.
Rita Ora duket jashtëzakonisht e bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë. Gjithashtu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.
“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.
Video është publikuar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu – Ora në Facebook, i cili ka përdorur simbolin e zemrës për të paralajmëruar projektin e ri të Rta Orës.
Rita Ora tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kurse kjo këngë do vie për publikun me 12 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com