9 Prill, 2019 - 9:37 pm
Siç është paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë, shkruan KultPlus.
28-vjeçarja do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Vera Ora ka publikuar një fotografi të Rita Orës diku në një lagje në Kosovë.
Rita në Kosovë po shoqërohet nga nëna e saj Vera Ora, e cila ka thënë se ndihet krenare me vajzën e saj.
“Duke mbështetur @unicef_uk dhe @ritaora për punën e palodhshme për të ndihmuar fëmijët. Krenare për Ritën që po gjen kohë përgjatë turneut të saj muzikor që ta vizitoj Kosovën”, ka shkruar Vera në Instagram.
Rita Ora po kthehet pas një viti në Kosovë mirëpo tashmë me mision humanitar, vitin e kaluar ajo kishte mbajtur një koncert në Prishtinë për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./ KultPlus.com