16 Qershor, 2018 - 9:56 pm
Rita Ora pasi që po vazhdon rrugëtimin e saj të pandalshëm muzikor në Neë York, qëndrimi për orë të tërë në udhëtim e ka bërë që të reflektoj mbi prejardhjen e saj dhe të shpalos emocionet e saj se sa krenare ndihet për krejt çfarë ka bërë për vendlindjen e saj, shkruan KulPlus.
“Derisa po udhëtoja për performancën time të ardhshme, mendova se sa gjëra të mahnitshme kanë ndodhur në jetën time. Ky moment ishte tejet i veçantë për mua. Do të ndihem gjithmonë e përulur dhe e privilegjuar që kam titullin e këngëtares së parë që vij nga Kosova dhe e kam vendosur vendin tonë të bukur me plot dashuri e talent në hartën e botës”, është shprehur Rita.
Tutje ajo ka thënë se kujton secilin që ka ardhur në ditën e takimit me Presidenten Atifete Jahjaga kur është shpallur “Ambasadore Nderi e Kosovës”, ndersa kujton takimin me Kryeministrin Tony Blair dhe Cherie Blair, Ambasadorin e Kosovës Lirim Greicevcin, Ambasadorin Mal Berisha, Xhorxh Robertson dhe të gjithë muzikantët e tjerë nga Kosova, të cilin e ka quajut si një moment në Histori./ KultPlus.com