16 Korrik, 2019 - 8:35 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në Zarën e arbëreshëve në Kroaci.
Siç njofton portali voal.ch, duke iu referuar organizatorëve, koncerti pritet të mbahet më 30 gusht, në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë.
Rita Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve, shumica e biletave tashmë janë shitur, që lë të kuptohet se koncerti i yllit shqiptar të muzikës ka zgjuar interesim të madh.