8 Prill, 2021 - 6:57 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin në kontinentin australian. Ajo ndodhet në Sydney për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë, përcjell KultPlus.
Shoqëruar nga këngëtarja e famshme, Jessica Mauboy, njëherësh kolegia e saj e bashkë-anëtare e jurisë në “The Voice Australia”, kanë vizituar fëmijët në Shoqatën Bamirëse ‘Ronald McDonald House Westmead’.
‘Ronald McDonald House Westmead’ është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e përkushtuar në sigurimin e programeve jetësore për familjet me fëmijë të sëmurë rëndë.
Ka qenë televizioni i famshëm australian, Channel 7, ai i cili përmes një kronike televizive, i ka dedikuar një hapësirë në edicionin qendror të lajmeve vizitës që artistja 30-vjeçare me origjinë shqiptare, ka kryer sot në këtë qendër.
Edhe vet faqja e ‘Ronald McDonald House Westmead’ në një postim të shpërndarë në Facebook, falënderuar Ritën dhe Jessicën për këtë vizitë, që i ka lumturuar sado pak fëmijët e sëmurë që gjejnë mbështetje në këtë qendër.
“A i keni parë lajmet? Ne jemi shoqëruar me Rita Orën dhe Jessica Mauboy sot. Ne nuk mund ta besojmë fare. Familjet tona nuk mund të merrnin mjaft nga energjia e tyre infektive dhe i bindën Ritën dhe Jess të këndonin disa melodi të improvizuara. Ne jemi shumë mirënjohës që ata gjetën kohë të ndaleshin dhe të flisnin me secilin prej familjes tonë. Çfarë pasdite e veçantë. Falënderime të mëdha për Channel 7 për realizimin e kësaj”, kanë shkruar roganizata në faqen e tyre. / KultPlus.com