23 Qershor, 2019 - 10:02 pm
Atmosfera dhe energjia argjentinase argëtoi publikun artdashës në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Balerinët Enada Hoxha dhe Gert Vaso sollën artin e mirëfilltë argjentinas, që për publikun shqiptar është pak i njohur. E veçanta e shfaqjes ishte muzika live në të cilën interpretuan artistët, por edhe grupi Sangre Nativa-Argentina të cilët për herë të parë në Shqipëri shpalosën folkun dhe kulturën e vendit të tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante.
Festivalin “Open on tour” me kërcimet tradicionale argjentinase të jetës së përditshme, për të demonstruar se si çdo ditë për ta është festë dhe gëzim, po udhëton gjatë këtij muaji në disa qytete shqiptare ku Elbasani ishte ndalesa e radhës.
Festivali vjen në bashkëpunim me dy balerinët, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Ndërsa, 10 artistë argjentinas i dhurojnë publikut shqiptar një spektakël plot ritme folku argjentinas dhe tango.
Pas teatrit “Skampa” të Elbasanit, ku festival do të ketë mbrëmjen e fundit në qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare/ ATSH/ KultPlus.com