13 Qershor, 2022 - 8:55 am
Robbie Williams, 25 vjet të karrierës së tij si solo artist do ti shënojë me një tur të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan KultPlus.
Dhe ky tur i koncerteve është paraparë që të mbahet në tetë qytete.
Williams që nga viti 1995 këndon si solo artist, ku 45 vjeçari më herët ishte pjesë e grupit “Take That”.
Turneu i Williams do të nisë më 9 shtator, një muaj pas publikimit të albumit të tij “XXV”, e që do të performojë në: Londër, Birmingham, Manchester, Glasgoë dhe Dublin./ KultPlus.com