12 Nëntor, 2021 - 11:50 pm
Këngëtari 76 vjeçar, Rod Stewart ka publikuar sot , më 12 nëntor albumin e tij të 31-të të titulluar “The Tears Of Hercules”.
Stewart tha për “The Graham Norton Show” se,”albumi është realizuar gjatë karantinës. Mund t’i kushtoja më shumë vëmendje krijimit të këngëve më personale sepse kisha më shumë kohë për tu menduar”.
Një nga këngët e albumit të ri, “Touchline”, i kushtohet babait të tij, për të cilin ai tregon se i ka mësuar atij dhe vëllezërve të duan futbollin.
I pyetur se si qëndron në formë, Stewart tha se, “futbolli ka patur një ndikim. Unë e kam mbajtur veten në formë gjithmonë. Jam stërvitur me të njëjtin trajner për 35 vjet”.
Stewart i lindur në Londër, por me origjinë skoceze është një tifoz i përkushtuar i ekipit skocez “Celtic”.
Ai foli gjithashtu për karrierën e gruas së tij Penny Lancaster, e cila i është bashkuar policisë së qytetit të Londrës si një police special.
Këngëtari tha se, Penny u stërvit për tetë muaj. E kam mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj. Çifti është martuar në vitin 2007./KultPlus.com