Rokeri shqiptar Skënder Beck pjesë e Spotify dhe Apple Music

18 Qershor, 2021 - 3:51 pm

Artisti shqiptar Skender Beck, i cili jeton në Los Anxhelos të Kalifornisë, është bërë pjesë e platformave muzikore “Spotify” dhe “Apple Music”.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i pasdites”, ai tregon rreth krijimit të emrit të tij, fillimeve të karrierës muzikore dhe kompozimeve të reja.

“Nëna më ka vënë emrin Skënderbeg Myftari, po kur shkoj në komunë të regjistronte emrin më thanë se është titull nderi dhe duhej ta hiqte emrin beg prej emrit tim. Pastaj kur u bëra shtetas amerikan në 2010 pata mundësinë të zgjedh çfarë emri dua dhe Skënderbeu më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe vendosa ta bëj atë emër, Skënder Beck”, rrëfeu ai.

Këngëtari tha se i pëlqen muzika me instrumente të vërteta. “Më pëlqen muzika me instrumente të vërteta, ndryshe tingëllon muzika me aparatura, domethënë në mënyrë automatike”, shprehet ai.

Duke folur për fillimet e tij, artisti thotë se ka pasur dëshirë muzikën dhe pse ka studiuar aktrimin.

Në vitin 1997, Beck migroi në New York City për të vazhduar shkollimin në Institutin e Teatrit Lee Strasberg, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara. / Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme