3 Janar, 2020 - 5:24 pm
Rreth 130 klipe të papublikuara nga performancat e “Rolling Stones” në vitin 1969 u publikuan në internet pak orë para fundit të vitit 2019.
Audio klipet, që variojnë nga rreth dy minuta deri në 23 minuta në gjatësi, u publikuan në një llogari në YouTube të emërtuar 69RSTRAX. Pak përpjekje u bënë në reklamimin e pranisë së tyre, ndërsa rreth 40 klipet më të fundit u vendosën madje pa tituj bazik, gjë që sugjeron që e gjitha ishte bërë me nxitim. Megjithatë, çdo klip e kishte një njoftim juridik ku thuhej se e drejta e autorit ishte në pronësi të Abkco.
Variety ka theksuar se ka të ngjarë që publikimi i materialit ishte përpjekja e Abkco për ta zgjatur jetëgjatësinë e të drejtave autoriale, të cilat në rrethana normale do të skadonin 50 vjet pasi të ishin bërë regjistrimet.
Kështu që për ta rifreskuar pronësinë legale, klipet e vitit 1969 do të duhej të publikoheshin deri më 31 dhjetor 2019 – dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Në atë rast, ka të ngjarë që kanali 69RSTRAX nuk do të qëndrojë aktiv për një kohë të gjatë, pasi që tashmë ai e ka përmbushur këtë kërkesë ligjore.
Në mesin e materialit të padëgjuar ishin një numër regjistrimesh live, përfshirë këngë të regjistruara nga festivali Altamont. Versionet alternative të këngëve në studio nga albumet e Stones “Let It Bleed” dhe “Sticky Fingers” (ky i fundit u publikua në 1971 por u regjistrua në dhjetor të vitit 1969). Një version i “Gimme Shelter” i kënduar nga Keith Richards në vend të Mick Jagger, dhe një version i “You Got Silver” me vokale të Jagger në vend të Richards”, ishin gjithashtu prezentë. Një version kori me përvojë të regjistrimit të “You Can’t Always Get What You Want” e ka një kohëzgjatje prej 22 minutash. /koha.net/ KultPlus.com