Rolling Stones fillon turneun evropian në Madrid

2 Qershor, 2022 - 2:21 pm

Legjendat britanike të rokut “The Rolling Stones”, filluan turneun e shumëpritur evropian me një koncert në Madrid. Ata me këtë turne shënojnë 60 vite karrierë në muzikë.

Turneu u pagëzua Sixty.

Pjesëmarrja e dashamirëve të Stones në koncert ishte masive. Kjo dëshmoi se ata vazhdojnë të kenë numër të madh fansash edhe pas 60 vite karriere.

Rolling Stones, turneun Sixty e organizuan pas atij “No Filter”, që filloi në vitin 2017, por që në Amerikën Veriore koncertet u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pas vonesës, turneun No Filter e përmbyllën kah fundi i vitit të kaluar, me shitje të një milion biletave. Ata mbajtën koncertet pa Charlie Watts i cili vdiq muajin gusht në moshën 80 vjeçare.

Në koncertin në Madrid, Rolling Stones intepretuan disa nga hitet e viteve të 60-ta, si “Jumpin”, “Jack Flash” e “I Can’t Get No Satisfaction”.

Anëtari kryesor i bendit Mick Jagger, i cili është 78 vjeçar, dhe anëtarët tjerë si Keith Richards, po ashtu 78 vjeçar dhe Ronnie Wood 75, në kryeqytetin spanjoll mbërritën javën e kaluar. Ky bend do të interpretojë edhe në 13 qytete të tjera rreth evropës. Në Londër do të mbajë dy koncerte.

Ata do të përformojnë edhe në Amsterdam, Bern, Milano, Londër, Bruksel, Vjenë, Lion, Paris, në qytetin gjerman Gelsenkirchen, e koncertin pëmbyllës do ta mbajnë në Stokholm me 31 korrik.

Veç kremtimit të 60 vjetorit të karrierës në muzikë, “The Rolling Stones” po ashtu po shënojnë edhe 50 vjetorin e lansimit të alumit të tyre “Exile on Main St”.

Bendi The Rolling Stones vlerësohet njëri prej më të suksshmëve në muzikë, me shitje rekord të 200 milionë incizimeve./ KultPlus.com

Të ngjajshme