31 Gusht, 2019 - 11:00 am
Rotterdami do të presë Eurovizionin 2020 që do të zhvillohet më 16 maj duke fituar një betejë që e përballi këtë qytet në perëndim të Holandës me vende të tjera të metrolit, sipas televizionit holandez.
Ky qytet prej 600 000 banorësh ka qenë i privilegjuar në Maastricht në finale.
Në konkursin për organizimin e Eurovizionit 2020 morën pjesë gjithashtu Amsterdami, Ultrechti, Den Beschi dhe Arnhem.
Fituesi i fundit i Eurovizionit, Duncan Laurence, ishte me origjinë nga Holanda dhe vendi kishte fituar të drejtën për të organizuar edicionin pasues.
“Mirë se erdhët në Holandë! Mirë se erdhët në Rotterdam”, konfirmoi Duncan Laurence në një video të njoftimit të rezultatit në televizionin holandez duke e përshkruar qytetin si një vend ku të jesh ndryshe nuk përbën asnjë diferencë.
Njëzet e pesë vjeçari, i cili zbuloi biseksualitetin e tij në vitin 2016 dhe përdori mediatizimin për të kërkuar më shumë tolerancë, njohu këtë vit sukses me baladën “Arcade”.
“Katër kritere janë marrë parasysh. Më i rëndësishmi ka qenë vendi i evenimentit. Sepse ne organizojmë një spektakël që shihet nga 200 milionë spektatorë”, theksoi Sietse Bakker, një zyrtar i Eurovisionit, për televizionin NOS në momentin e zbulimit të rezultatit.
Salla sportive Ahoy Arena, që përmban 16 000 vende, do të organizojë evenimentin që do të mbahet në disa etapa, gjysmë finalet më 12 dhe 14 maj dhe nata finale më 16 maj 2020/AFP./ KultPlus.com