17 Mars, 2023 - 12:29 pm
Rovena Dilo është një nga emrat e njohur në botën e muzikës shqiptare. Dilo lindi në Gjirokastër më 12 Maj 1973. Paraqitja e saj e parë, para audiencës ishte në vitin 1990 si drejtuese e emisionit “Mbrëmje Kulturore”, përcjellë KultPlus.
Në vitet vijuese ajo mori pjesë në shumë festivale.
Një nga këngët më të famshme të saj është kënga “Për një cast më ndal zemra” në bashkëpunim me Pirro Cakon, me të cilën në vitin 2001 në KëngËn Magjike fitoi “çmimin e parë”.
Disa nga këngët më të famshme të Dilos janë: “Këngët e Stinës” “Nëse natën vij”, “Kam frikë nga dashuria”, “Simpati”, “Kërkoja fatin”, “Qyteti im”, “Ante i tokes sime” etj.
KultPlus sot ju sjell në mendje, këngën e njohur të saj, “Jeta jepet veç një herë, është e shenjtë”:
U këputën yjet dhe ranë në tokë,
Gjethe s’çelën pemët,
E këngën e lanë zogjtë,
Krejt papritur të binte nisi shi,
Jo s’ishte shi, por ishin lotët e mi.
I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
T’i jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote,
“E nesërmja është tani”.
Po të kishte dhimbja fjalë,
Do flisnin edhe malet,
Sytë e mi të shkretë sa panë,
Si lajnë as oqeanet,
Jetën jo askush në botë,
Nuk mund ta presë në mes,
Jeta jepet veç një herë,
…është e shenjtë.
U fikën edhe diejt, i mbyllën sytë,
Pas flakës së shtëpive,
Në valle rrotull djajtë,
Të gjithë ëngjëjt morën arratinë,
Me ta në qiell liria rrugën ndrin.
I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
Ti jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote
“E nesërmja është tani” …/KultPlus.com