19 Qershor, 2019 - 11:00 am
Shkruan: Rrona Jaka
Në kohën kur nuk jemi të sigurt se në cilin drejtim do të shkojë politika amerikane është një këngë, e cila, përmes tingujve dhe vargjeve na mëson për historinë revolucionare të asaj që të gjithë e njohim si “Vendi i Ëndrrave”.
Kënga e Don Mclean na tregon historinë e Amerikës e cila shkon paralelisht me historinë e Rock n’Roll-it, me figura si Beatles, Jimi Hendrix e Janis Joplin.
Që në vargun e parë të këngës prezantohet një dinamikë e cila më vonë bëhet tema e gjithë këngës, “The day that music died”. Me këtë i referohet vdekjes së ikonave të Rock N’Roll-it, Buddy Holly, Ritchie Valens dhe Big Bopper, ditës që mediat e quanin “Dita që vdiq muzika”. Vdekja e tyre ndjellë frikën jo vetëm për vdekjen e muzikës por edhe të levizjes revolucionare në SHBA.
Kurse refreni i këngës “Bye Miss American Pie. This will be the day that i die” është një nostalgji për Amerikën e viteve të 50-a, duke formuar një imazh me simbole amerikane duke i dhënë fund Amerikës pas Luftës II Botërore.
Në bazë të këtyre imazheve, vargu tjetër i këngës na qon te një pafajësi e humbur. Narratori i këndon filozofisë ekzistencialiste dhe vallëzimeve nën titujt e Rock n’Rollit.
Vargu u referohet këngëve fantastike si “Book of love” dhe “A white sport coat”. Teksa përmend dicka shumë të thjesht na kujton kohën e tensioneve kur amerikanët po kërkon të drejta të barabarta, të drejtën e votës dhe po përballeshin me paragjykimeve seksiste e raciste. Gjithashtu edhe kohë kur po ndryshonte rrënjëasisht roli i SHBA-së në botë.
Me anë të muzikës njerëzit po bëheshin më pak konservatorë, duke u adaptuar në një kohë pas asaj që ishte quajtur “Vdekja e Muzikës”.
Ditët e pafajësisë dhe të vallëzimeve zëvendësohen me figura komplekse dhe arketipe që tregojnë revolucionin që solli muzika në dhjetë vitet e ardhshme.
Figura që dominon tekstin është “The Jester” që për të gjithë përfaqëson Bob Dylan, për shkak të një balline revisteje ku Dylan kishte veshur një kapuq të palaços duke munduar ta imitojë James Dean në “Rebel without a cause”.
Edhe pse, ndryshe nga ai, Dylan ishte rebel me një kauzë shumë të fuqishme. Siç thotë McLean, ai këndonte me zërin e njerëzve, me anë të këngëve për protesta dhe për të drejta duke u kthyer kështu në fytyrën më të rëndësishme të muzikës amerikane, dhe duke ia marrë kurorën vet Mbretit të muzikës, Elvis Presley.
Gjithsesi McLean këtë kurorë e quan “Kurorë me gjemba” duke e kthyer vargun në një alegori biblike për kurorën me gjemba që mbarte Krishti. Pjesa tjetër e vargut koncentrohet te një kohë më e errët të politikave komuniste dhe muzikës së John Lennon.
Ndërsa Hakter Scalter” është një referencë për vrasjet e Charles Manson, njeriu që besonte se ka mesazhe të fshehta në këngët e The Beatles. Një masakër që mendohet se i dha fund lëvizjes Hippie. Vargu në vazhdim flet po ashtu për lëvizjen Hippie të cilët po luftonin për të drejta të barabarta, ndërkohë që “The Jester” kritikohet për ndryshime drastike pasi kishte pësuar një aksident me motoçikletë. Një aksident thuajse fatal.
Ndërkohë duke përmendur “Sergents” nga The Beatles, krijohet një tjetër alegori me konotacione ushtarake duke na quar të vitet kur Amerika po vazhdonte një luftë të pashpresë në Vietnam. Dhe në fund të vargut McLean tregon se si vdekja e Buddy Holly ndikon në shkatërrimin e iluzionit për një ëndërr amerikane.
Ndërsa vargu i fundit citon eventet që e motivuan krijimin e American Pie, pra festivalin Altamont Speedway. Një festival që tentoi ta risjellë lëvizjen Hippie. Të shoqëruar nga muzika e Rolling Stones, festivali u kthye në një rrëmujë të vërtetë. E gjitha kjo kapet shumë bukur me anë të një gjuhe simbolike. Duke përdorur këngën “Jumpin Jack flash” luhet me imazhet biblike që e kanë motivuar këtë këngë.
E gjithë kjo këngë mund të shihet si një përfaqësim konkret i kulturës amerikane. Është një histori e errët e një populli që i duhet të luftojë për vite për të arritur në ditët tona.
Ndërsa vargu i gjashtë “I meet a girl who sang the blues, and i asked her for some happy news. She just smiled and turned away, in the day that music died.” u jep fund ditëve të lumtura ku revolucioni përfundon, por asgjë konkrete nuk arrin të realizohet. Vargu i fundit gjithashtu përfundon me një referencë biblike që sinjalizon fundin e një kohe të lumtur duke referencuar vrasjen e JFK dhe Luther King. Por “Ati, biri dhe Shpirti i shenjtë” mund të jenë edhe referenca tragjedinë që shënoi “Vdekjen e Muzikës’.
E gjithë kënga përfundon me përsëritjen e refrenit në një notë më të ngadaltë, duke rikujtuar gjithcka të mirë rreth Amerikës dhe arsyen se përse të gjithë e shohin këtë vend si toka e re dhe vendi i ëndrrave.RronaJaka/KultPlus/