12 Janar, 2021 - 9:44 am
Legjenda e muzikës Michael Jackson vazhdon të adhurohet për artin e tij, edhe rreth 12 vjet pas vdekjes.
Një nga talentet e tij të paimitueshme ishte kërcimi që njihej si ‘moonwalk’, kur ai rrëshqiste në skenë, si dhe kur sfidonte gravitetin, kërcim të cilin e bëri për herë të parë në videon e këngës ‘Smooth Criminal’ në 1988-n.
Së fundmi, një grup shkencëtarësh dhe fansa të Jackson publikuan një letër në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegojnë përkuljen në 45 gradë, gjë të cilën e bënte duke qëndruar drejt dhe pa u mbajtur askund, transmeton KultPlus.
Shkencëtarët thonë se Michael “bënte me hile”, pasi nuk është në aftësitë e njeriut për ta bërë atë lloj përkuljeje.
Neokirurgu Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse kjo është e pamundur fizikisht, duke shtuar faktin që përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të bëjë njeriu pa u rrëzuar. / KultPlus.com