27 Gusht, 2019 - 11:00 pm
Ed Sheeran është akuzuar për vjedhjen e këngëve të artistëve të tjerë, si frymëzim për materialet e tij.
Në disa dokumente të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Angli, këngëtari akuzohet se me vetëdije dhe ndërgjegje ka përvetësuar punën e kompozitorëve të tjerë.
Por 28-vjeçari i ka mohuar pretendimet.
Akuzat u bënë nga muzikanti Sam Chokri, 26 vjeç, i cili është në ‘betejë’ me Sheeran muzikën e këngës ‘Shape of You’.
Ajo ishte kënga më e shitur në vitin 2017 dhe arriti vendin e parë në 34 shtete.
Chokri pretendon se Sheeran kopjoi refrenin e këngës së tij të vitit 2015 “Oh Why” të cilën Ed e ka mohuar.
Ndërsa në dosjen e fundit, Ed akuzohet ka vjedhur këngë nga artistë të tjerë përfshirë grupin e vajzave TLC, artistin Shaggy dhe këngëtaren Jasmine Rae. /KultPlus.com