13 Mars, 2025 - 4:15 pm
Rosela Gjylbegu është një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.
Me zërin dhe stilin e saj të veçantë mori zemrat e publikut që në daljen e parë në skenë, përcjell KultPlus.
Rosela gjithmonë ka ditur të sjellë performancë dhe këngë të fuqishme të cilat e karakterizojnë dhe e bëjnë unike në ndërtimin e një karriere fantastike muzikore.
KultPlus ua risjell videon e këngës “Rri me mua” të cilën ajo e këndoi në festivalin ‘Kënga magjike’ 2014./ KultPlus.com