26 Tetor, 2019 - 3:00 pm
Shpat Deda, këngëtari që njihet për stilin e veçantë të muzikës së tij, kësaj radhe ka paralajmëruar publikimin e këngës më të re, që pritet të dalë nesër, shkruan KultPlus.
Kënga titullohet ”Rrugës” dhe është nën produksionin e ”Ravencity Production”
Shpat Deda është i njohur dhe i admiruar nga të gjithë, pasiqë përmes teksteve të cilat zakonisht përçojnë mesazhe të ndryshme, ai arriti të hyjë në brendësinë e secilit që e ndëgjon muzikën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes statusit të tij në llogarinë e tij personale në Facebook. / KultPlus.com