14 Korrik, 2018 - 11:30 am
Tenori shqiptar Saimir Pirgu do të interpretojë sonte në veprën “Rigoletto” e Verdit.
Ai do të interpretojë më 14, 17 dhe 21 korrik në Teatrin San Carlo të Napolit në orën 20.00.
Saimiri në rolin e Dukës së Mantovas do të ketë për partnere sopranon italiane Patrizia Ciofi në rolin e Xhildës. Po ashtu, ai do të shoqërohet nga baritoni rumun George Petean.
Saimir Pirgu në ditët në vazhdim do të interpretojë në disa nga teatrot më të rëndësishëm në botë.
Përmendim këtu disa nga rolet e tij të ardhshme në Vjenë në muajin shtator, në Shamp Elize në tetor e për të vijuar vitin që vjen në mars në Teatrin e ri kombetar të Tokios./KultPlus.com