17 Prill, 2018 - 4:03 pm
Eugent Bushpepa po e mahnitë Evropën këto ditë derisa po e promovon këngën e tij përfaqësuese në Eurovizion.
Bushpepa me këngën “Mall” po tenton që të jetë sa më i mirë drejt skenës së Eurovizionit, ndërsa duket se po e merr pëlqimin e publikut evropian.
Në Shqipëri, Eugenti ka një karrierë të bujshme muzikore, shkruan KultPlus.
Në një performancë të para disa vitesh, Bushpepa ka kënduar bashkë me këngëtaren Adelina Ismaili këngën e njohur “Sajzeza”.
Zëri i fuqishëm i Eugentit dallohet dukshëm në këtë performancë në një prej televizioneve shqiptare. Tani është koha që të kujtojmë edhe këtë performancë të tij, të një prej këngëtarëve që me zërin e tij magjeps por edhe na kujton për vokalin e mirë mashkullor shqiptar.
E presim Eugentin me performancat e radhës dhe me tentimin e tij në Eurovizion. / KultPlus.com