Schumann: Në art nuk mund të realizohet asgjë pa entuziazëm

8 Qershor, 2020 - 11:30 pm

Robert Schumann ishte kompozitor gjerman, shkrimtar dhe kritik i muzikes dhe një nga perfaqsuesit tipik te muzikes ne romantizëm qe si femijë shfaqi talentin per muziken duke luajtur dhe duke improvizuar ne instrumentin e pianos, shkruan KultPlus.

Me deshiren e prinderve regjistrohet ne fakultetin e drejtsisë nga i cili për një periudhë të shkurtër largohet dhe vazhdon te meret me artin muzikor.Duke realizuar nje eksperiment lëndon doren duke u paralizuar.Nga kjo periudhë ai fillon të meret me teorine e muzikes,me kompozim si dhe me kritiken muzikore. Ne moshen 25 vjecare fillon te botoj revisten e tij personale “Revista e re muzikore”. Robert Schumann ne jetën e tij u njoh si kompozitor i cili kontriboj në zhvillimin e ambicjeve te përparuara.

Robert Schumann një nga kompozitorët më të mëdhenj të romanticizmit gjerman, lindi 200 vjet më parë, më 8 qershor 1810. Ai ka lënë pas një vepër të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.

Robert Schumann u mendua gjatë që të bëhej muzikant apo poet. Që fëmijë ai shkroi shumë dhe mbajti një ditar. Nga i ati ai trashëgoi dashurinë për letërsinë. August Schumann e karakterizonte veten si “homme de lettre”, ai shkroi romane, gëzonte një emër të vlerësuar lart si përkthyes dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.

Kompozitori i njohur është i njohur edhe për disa thënie interesante gjatë karrierës së tij. Një nga to, po e sjellim më poshtë:

“Kur isha i ri, u betova se nuk do të martohesha deri ditën kur të takoja gruan ideale. Më në fund e takova, por s’pata fat, sepse ajo ishte në pritje të burrit ideal”. /KultPlus.com

Të ngjajshme