6 Dhjetor, 2022 - 8:30 pm
Së shpejti fillon edicioni i X-të me radhë i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Fest” me përkrahje të artistëve të rinj vendor, përcjell KultPlus.
Në këtë edicion jubilar të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë të njihen me gjeneratat e reja të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – DAM, nën udhëheqjen e profesorit Drilon Çoçaj.
Ndërkaq në kitarë janë artistët si: Lekë Morina, Urim Maliqi dhe Ehad Dula.
Festivali organizohet në kuadër të shkollës së muzikës “Vihuela” e cila këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.
Festivali përkrahet nga Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, Promusic Yamaha.
Koncerti i parë fillon më 13 dhjetor, nga ora 20:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Kujtojmë se rezervimi është i obliguar. / KultPlus.com