18 Gusht, 2022 - 10:30 pm
“Sunny Hill Festival” ka bërë të ditur se edhe MC Kresha do të jetë pjesë e tyre për gjatë edicionit të parë në Tiranë, shkruan KultPlus.
Dyshja Lyrical dhe Kresha ndezën atmosferën në Prishtinë dhe tani pritet të kenë një performancë magjike edhe në Tiranë.
Më herët listës i është shtuar një prej emrave më të pëlqyer të muzikës “underground” në Britaninë e Madhe, Stormzy.
Ndër artistët shqiptarë, është konfirmuar deri tani pjesëmarrja e disa prej të preferuarve të skenës, duke nisur nga Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Elgit Doda, Lyrical Son dhe Ledri Vula.
Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht./ KultPlus.com