Sexteti Ballkanik ‘Pro Arte’ sonte me koncert në Tiranë

31 Mars, 2025 - 4:54 pm

Ansambli kamertal Sexteti Ballkanik “Pro Arte” sonte mban koncert në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve, në Tiranë.

“Pro Arte” është një ansambël unik që bashkon artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit që nga viti 2013.

Gjatë viteve, sexteti ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.

Përbërja e ansamblit:
• Lejla Haxhiu Pula – Piano
• Enkelejda Zajmi Gorani – Flaut
• Marina Nikolovska – Oboe
• Astrit Mustafa – Klarinetë
• Orges Malaj – Fagot
• Ilir Kodhima – Kornë

Programi përfshin vepra nga kompozitorët:
• L. Thuille
• K. Aliçkaj
• E. Sina
• A. Benjamin

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë.

Ansambli nderon gjithashtu kujtimin e Fatos Jahos, fagotistit të shquar shqiptar i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë pjesëmarrjen e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi.

Ky koncert do të ofrojë një përvojë muzikore të pasur dhe të larmishme, duke sjellë si vepra klasike ashtu edhe krijime bashkëkohore të kompozitorëve ballkanikë. Përfaqësuesit e medias janë të mirëpritur ta ndjekin dhe pasqyrojnë këtë ngjarje kulturore që promovon shkëmbimin artistik dhe bashkëpunimin rajonal.

Koncerti mbahet sonte, ora 19:00, në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve, në Tiranë./ KultPlus.com

Të ngjajshme