14 Mars, 2020 - 2:58 pm
Padyshim se është njëra prej këngëtareve më të njohura në botë. Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira.
Ajo së fundmi ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja kolumbiane ka njoftuar rreth 45 milionë ndjekësit e saj në “Twitter” se më 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj, “El Dorado”.
Ky është albumi i njëmbëdhjetë i këngëtares 40-vjeçare, që njëherësh është njëra prej artisteve latine që ka shitur më shumë disqe. Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik, që eksploruesit e parë spanjollë tentuan ta zbulonin shekuj më parë, në vendlindjen e saj në Kolumbi. Përpara publikimit të këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi “Chantaje”, një duet me këngëtarin kolumbian Maluma.
Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 milionë shikime në Vevo. Muajin e shkruar, ajo lansoi edhe një këngë tjetër “Me Enamore”, ku ajo flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Albumi i saj i fundit është publikuar më 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj. Shakira dhe Pique ishin takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës Botërore të Futbollit në Afrikën e Jugut më 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué. /koha/ KultPlus.com