Shend Doli merr çmimin e dytë në Festivalin e Kitarës në Nish

20 Maj, 2018 - 1:00 pm

Në festivalin e XIV Naissus Guitar Festival” në Nish, kitaristi nga Kosova Shend Doli, fitoi çmimin e II-të në kategorinë e IV, shkruan KultPlus.

Juria në përbërje të Vera Ogrizovic, Milkica Ponjavic, Srdan Tosic, Adnan Ahmedic, Fabio Barbagalo, ndanë këtë çmim për Shendin, i cili është nxënës i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

“Faleminderit Gjulian Bytyqi për angazhimin e shkëlqyer e pa përtesë për ngritjen dhe ndërkombëtarizmin e shkollës sonë(respektivisht klasës së Kitarës). Faleminderit drejtor i arsimit-Gjakovë Bernard Frrokaj për mbështetjen financiare për pjesëmarrje në këto gara”, thuhet në njoftimin e dërguar për KultPlus./ KultPlus.com

Të ngjajshme