‘Shingjergjat po sillen more djalë, vjeshtat po përcillen dylbero’

30 Qershor, 2019 - 6:34 pm

Melosi popullor por edhe historia gojore e shqiptarëve është shumë e pasur.

Rapsodi Hashim Shala, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, ka ditur shumë shpesh t’i mishërojë vargjet e folklorit shqiptar në muzikë, në instrumentet në të cilat ai ka luajtur.

Tekstin e njohur “Shingjergjat po sillen”, vargje të cilat kanë ndërruar në kohë varësisht prej njerëzve që i kanë rrëfyer, Hashim Shala e ka sjellë në këngë.

Hashimi si muzikant ka krijuar dhe kultivuar zhanrin e muzikës burimore folkloristike.

SHINGJERGJAT PO SILLEN

Shingjergjat po sillen, mor djalë
Shingjergjat po sillen, mor djalë
Vjeshtat po përcillen medet-o
Vjeshtat po përcillen medet-o
Qajo guja e gat, mor djalë
Qajo guja e gat, mor djalë
M’i këputi dy kraht medet-o
M’i këputi dy kraht medet-o
Qajo guja e shkurt, mor dajë
Qajo guja e shkurt, mor djalë
M’i këputi dy gujt medet-o
M’i këputi dy gujt medet-o

E shënoi Bafti Krasniqi, 1964

Të ngjajshme