Shkëlzen Doli konfirmon koncertin e madh në Tiranë

9 Gusht, 2017 - 7:30 pm

Më 23 shtator në Tiranë do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” një mega show në ambient të hapur, “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”.

Violinisti shqiptar me famë botërore është ideator dhe udhëheqës artistik i këtij projekti muzikor.

Ky eveniment artistik, ku do të spikasë bukuria e muzikës shqiptare, do të transmetohet nga një numër televizionesh në Evropë, Azi dhe SHBA, raporton TopChannel.

Nën udhëheqjen artistike të maestro Dolit do të ngjiten në skenë rreth 70 instrumetistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Një surprizë e bukur në këtë koncert do të jetë pjesëmarrja si të ftuar special të disa artistëve të mëdhenj, emrat e të cilëve do të zbulohen në shtator.

Ky eveniment do të mirëpresë në sheshin “Skënderbej” artdashës nga gjithë trojet shqipfolëse, diaspora, por dhe shumë turistë të huaj.

Bazë e këtij evenimenti do të jetë muzika shqiptare, por në program do të ketë dhe pjesë të zgjedhura nga muzika klasike ndërkombëtare.

Ky eveniment pritet të kthejë Tiranën në datat 22, 23 dhe 24 shtator në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të Ballkanit. / KultPlus.com

Të ngjajshme